Situata në Ukrainë, UEFA mund të shtyjë Euro 2012

30/04/2012 13:20

Martin Kallen, drejtori i UEFA-s për kampionatin europian Euro 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, theksoi se kompeticioni mund të shtyhet nëse situata në Ukrainë nuk lejon që takimet të zhvillohen normalisht.

“Në rast se ndeshjet nuk mund të zhvillohen në Ukrainë ka vetëm një mundësi: shtyrja e kompeticionit në një vit tjetër”, deklaroi Kallen për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’.

Gjithashtu përjashtoi mundësinë e zhvillimit në Gjermani të takimeve të programuara në Ukrainë: “Një operacion i tillë kërkon kohë dhe nuk mund të realizohet.”

Kallen nuk u prononcua për bojkotin që kërkojnë t’i bëjnë politikanët europianë Ukrainës për shkak të dhunës që po ushtrohet ndaj ish-kryeministres së vendit, Julia Timoshenko.

“Nëse situata është e rrezikshme nuk do të zhvillojmë kampionatin sepse ne duam që futbolli të jetë një festë dhe asgjë tjetër përveç kësaj”, shtoi Kallen.

Ndeshja hapëse e Euro 2012 do të luhet mes Hollandës dhe Danimarkës më 9 qershor në qytetin ukrainas Charkov, në burgun e të cilit Timoshenko po vuan dënimin e saj 7-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA