Rally, Leb dominon në Argjentinë

30/04/2012 00:00

Piloti francez i skuadrës së Citroen, Sebastien Lëb nuk i ka zhgënjyer parashikimet në Rally-n e zhvilluar në Argjentinë, duke dominuar nga nisja e garës e deri në etapën finale.

Superkampioni i rally-t që ka fituar 8 tituj botërorë, tani ka kundërshtar vetëm veten në garën e këtij sezoni.

Lëb mundi rivalin e tij Miko Hirvonen me 15.2 më shpejt në finish, duke festuar gjithashtu suksesin e shtatë radhazi në Rally-n e Argjentinës.

Nga pilotët e skuadrës së Fordit, Petter Solberg ishte ai që mori vendin më të mirë, duke vendosur Fiestën e tij të gjashtën, rreth 12 minuta pasi Lëb kishte që kishte prerë finishin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB