
Juventusin ndoshta mund ta ndajnë pak orë nga zyrtarizmi i titullit kampion në Serinë A, nëse realizohet i vetmi kombinim që mundëson këtë; humbja e Milanit kundër Atalantës dhe fitorja e bardhezinjve në transfertën ndaj Leces.
Dy ndeshjet zhvillohen mbrëmjen e së mërkurës, Milani pret në San Siro Atalantën ndërsa Juventus përballet me Lecen në shtëpinë e tij.
Nëse Milani humb e bardhezinjtë, diferenca mes tyre dhe kuqezinjve shkon në +6 pikë dhe falë supremacisë në përballjet direkte, kjo diferencë u mundëson fitoren e titullit kampion 2 javë para përfundimit të Serisë A.
Megjithatë, zor se Milani do të tolerojë kundër Atalantës në fushën e tij. Skuadra bergamaske s’ka asnjë objektiv. Krejt e kundërta është sfida Juventus-Lece. Puljezëve u duhen sa më shumë pikë në këto javë të mbetura për të qendruar në Serinë A.
Statistikat tregojnë edhe njëherë se Juventusi po mbyll një vit rekordesh me 35 ndeshje pa humbje në Serinë A, shifër kjo që kalon edhe Milanin e vitit 1992 që drejtohej nga Capello. Pathyeshmëria e “Zonjës së Vjetër” shkon në 39 ndeshje radhazi nëse llogariten edhe 4 ndeshjet e Kupës së Italisë.
Top Channel