Celsi-Bajern, “armiku i armikut tim, është miku im”

30/04/2012 17:50

Dy finalistet e Ligës së Kampioneve, që më 19 maj do të jenë kundër njëra-tjetrës për të diskutuar nëse “kupa me veshë të gjatë” do të udhëtojë drejt Londrës apo do të qendrojë në “Alianz Arena”, për momentin janë aleatë.

Dy skuadrat mund të përgatisin një dosje që do t’i paraqitet UEFA-s ku të kërkohet heqja e kartonave të verdhë të marra në gjysmëfinale, kartona që privojnë nga ndeshja finale, disa lojtarë titullarë, si nga Bajerni, ashtu dhe nga Celsi.

Në finalen Celsi-Bajern 6 lojtarë titullarë për të dyja ekipet, mund të mungojnë për shkak të kartonave. Trajneri i bluve të Londrës, Roberto Di Mateo tha se mund të përpilohet një kërkesë e përbashkët me bavarezët për heqjen e kartonave, megjithëse kjo ka pak gjasa të ndodhë.

“Nëse ka një mundësi reale ne do ta konsiderojmë seriozisht, por mendoj se shanset për një gjë të tillë, janë mjaft të vogla”, deklaron Di Mateo.

Përvec Terry-t, që mori karton të kuq për një gjest anti-sportiv, në finale, nëse UEFA nuk fal, do të mungojnë Ivanovic, Ramirez dhe Raul Meireles për Celsin, ndërsa në kampin e bavarezëve do të mungojnë Badstuber, Alaba dhe Luis Gustavo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA