
Kryeministri Sali Berisha, në pjesën më të madhe të fjalimit të tij,
para deputetëve demokratë, i është referuar vizitës në Shtetet e
Bashkuara dhe takimit me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary
Clinton. Kryeministri Berisha e ka cilësuar si mjaft të rëndësishme dhe
të sukseshme vizitën e tij në SHBA.
“Me sekretaren e Shtetit Klinton diskutuam gjerësisht për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat. Së pari ishte një rast i veçantë për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë mbështetjes që SHBA-ja i jep Shqipërisë në përpjekjet për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor. Ajo ç`ka SHBA-të presin nga ne, është konsolidimi i vlerave, që dy vendet dhe kombet ndajnë së bashku” theksoi Berisha.
Ai shtoi gjithashtu se në takim u diskutua për luftën kundër korrupsionit, heqjen e imuniteteve, klimën politike në vend, integrimin e vendit në BE, dhe shumë fusha të tjera.
Top Channel