Spanjë, Real Madrid shumë pranë titullit

29/04/2012 00:00

Real Madrid ka mundur 3-0 Sevilla në Santiago Bernabeu falë golave të Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema (2).

Madrilenët kanë shënuar kështu edhe 3 gola të tjerë duke e çuar rekordin e kampionatit në shifrën 112.

Cristiano vazhdon të kryesojë renditjen e golashënuesve në Ligën BBVA me 43 gola ndërsa është hera e parë në histori që tre sulmues të të njëjtit ekip shënojnë secili më shumë se 20 gola brenda një sezoni: Cristiano 43, Higuain 21 dhe Benzema 20.

Barcelona do të luajë mbrëmjen e sotme në orën 21.30 takimin ndaj Rayo Vallecano për të shtyrë festën e madrilenëve. Edhe Barcelona fitoi transfertën ndaj Rayo Vallecano duke shtyrë festën e titullit të madrilenëve.

Katalanasit shënuan plot 7 gola: 2 Messi, një autogol i Rober, 2 gola Pedro Rodriguez dhe nga një gol Keita dhe Thiago Alcantara.

Kur duhen edhe tre javë nga përfundimi i kampionatit, Real Madrid kryeson renditjen me 7 pikë diferencë ndaj Barcelonës.

Top Channel