Moto GP, Stoner triumfon në Spanjë

29/04/2012 00:00

Australiani Casey Stoner fitoi Cmimin e Madh të Spanjës në Moto GP duke lënë pas spanjollët Jorge Lorenzo (Yamaha) dhe Dani Pedrosa (Honda) në “shtëpinë” e tyre.

Piloti i Hondës i rezistoi shumë mirë sulmeve në xhirot e fundit nga ana e Lorenzo dhe tregoi supremacinë e tij si kampion në fuqi në pistën e Jerez.

Zhgënjeu sërish Valentino Rossi, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë me Ducati. Nëntë herë kampioni i botës madje nuk arriti të kalonte as shokun e ekipit Nicki Hayden. Amerikani përfundoi garën në vendin e tetë.

Në renditjen e përgjithshme pas dy garave të para, Jorge Lorenzo kryeson me 45 pikë, i ndjekur nga Casey Stoner me 41. Në vend të tretë, Dani Pedrosa me 36 pikë.

Gara e tretë sezonale e Moto GP do të zhvillohet pas një jave në Portugali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA