Dinamo, bie në Kategorinë e Parë

29/04/2012 19:30

Tre skuadrat e kryeut e mbyllën me barazim javën e 24 të Superiores duke bërë që diferencat e pikëve mes tyre të mos ndryshojnë, ndërkohë që Dinamo, një nga klubet me më shumë trofe në futbollin shqiptar bie përfundimisht në Kategorinë e Parë.

Skënderbeu mori 1 pikë në transfertën e Ballshit. 0-0 përfundoi sfida mes korcarët dhe Bylisit e cila në fund pati dhe momente nervozizmi mes portierit Frashëri dhe sulmuesit të Skënderbeut Plaku. Të dy këta lojtarë u ndërshkuan me të kuq.

Teuta ka shpërodruar rastin më të mirë për t’u rikthyer në krye. Durrsakët e Hasan Likës barazuan 0-0 me Kamzën, rezultat ky që mban Teutën 1 pikë larg Skënderbeut kryesues.
 
Pas humbjes me Dinamon, Tirana zhgënjen sërish. Këtë fundjavë bardheblutë barazuan 1-1 me Shkumbinin. Golit të Cikalleshit, peqinasit iu kundërpërgjigjën me Maganin në fund, gol ky që mban Shkumbinin larg luftës për mbijetesë.  
 
Flamurtari i Mucës i ka dhënë fund shpresave të zbehta të Dinamos për të qëndruar në Superiore. Vlonjtatët fituan me rezultatin e thellë 5-0 duke siguruar një vend për në Europa League sezonin e ardhshëm.

Laci mundi 1-0 Kastriotin dhe siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore. 1-1 përfundoi dhe sfida mes Pogradecit dhe Apolonisë dy skuadra që luajnë për t’i shpëtuar rënies direkte, ndërkohë që pa gola përfundoi dhe sfida Vllaznia-Tomori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA