Qyteti i Sarandës është bërë pjesë e programit refresh, nëpërmjet të cilit Partia Socialiste synon të zgjerojë me të rinj anëtarësinë e saj.

Shumë prej tyre vendosën të marrin kartën e anëtarësisë duke u bërë pjesë e forcës më të madhe opozitare në vend. Sepse, siç tha sekretari për koordinimin Fatmir Xhafa, të rinjtë e Sarandës kanë vendosur që me anëtarësimin në PS të bëhen pjesë e ndryshimit të madh të vendit.
 
“Kjo mund t’ju privojë nga disa kënaqësi të moshës suaj, por do të vijë një ditë kur ju do të thoni se atëherë kur u bë ndryshimi dhe kur neodiktatura ra nga pushteti ishim ne që e rrëzuam dhe ju jeni ata që do të rrëzoni këtë diktaturë”, u shpreh Xhafaj.
 
Ndërsa sekretari për rininë Erion Veliaj e sheh anëtarësimin e të rinjve në Partinë Socialiste si një mënyrë që i tregon shoqërisë shqiptare se jo të gjithë ata që merren me politikë janë njësoj.

“Ju përgëzoj dhe ju falenderoj me gjithë zemër që partinë më të madhe të Shqipërisë e keni bërë edhe më të madhe”, theksoi Veliaj në fjalën e tij.

Top Channel