Pogradec, gjendet i mbytur 60-vjeçari
28/04/2012 00:00
Një person është gjetur i mbytur në një lumë pranë Pogradecit. Policia e
këtij qyteti informon se kalimtarë të rastit kanë gjetur anash lumit
pranë zonës së Mokrës një person të pajetë.
Nga informacionet paraprake mendohet se personi, i cili është identifikuar si Isuf Starova, 60 vjeç, mund të jetë mbytur në lumë aksidentalisht, por ende nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.
Ende janë të paqarta rrethanat në të cilat 60-vjeçari ka rënë në lumë dhe është mbytur, ndaj policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Top Channel