Operacioni ‘Ura e Dajlanit’, 5 në pranga

28/04/2012 00:00

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Pas operacionit të koduar “Ura e Dajlanit”, policia e qytetit bregdetar ka prangosur në flagrancë shtetasit Xhemal e Alfred Bruka, Ermal Sula e Osman Sava.

Keta persona akuzohen se nën presionin e dhunës fizike, kanë detyruar te dilte në rrugë dhe prostituonte një 37-vjeçare nga Tirana.

Gjithashtu uniformat blu te Policise se Durresit kane kapur e flagrance edhe nje 30-vjeçare me inicialet E.K nga Malesia e Madhe për ushtrim prostitucioni. 30-vjeçarja eshte kapur ne zonene plazhit duke ushtruar prostitucion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB