MotoGP, Lorenzo niset i pari në vendlindje

28/04/2012 15:20

Jorge Lorenzo do të niset i pari në garën e së dielës, gara e dytë e kampionatit botëror të MotoGP-së, e vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës në pistën e Jerezit.

Piloti spanjoll i Yamaha-s regjistroi kohën më të mirë, me 1’39.532 duke lënë pas bashkëatdhetarin e tij me Honda, Dani Pedrosa-n me 1’39.667 në vend të dytë, dhe Nicky Hayden me Ducati në vend të tretë me 1’40.563.

Surpriza mbetet Cal Crutchlow me Monster Yamaha Tech 3. Piloti britanik regjistroi kohën 1’40.570, ndërsa Stoner me Honda nuk arriti më shumë se sa vendi i pestë.

Megjithëse në provat e së premtes, në një mot me shi, piloti italian Valentino Rossi me Ducati regjistroi një kohë të mirë, në provat zyrtare 7 herë kampioni i botës dhe Ducati i tij, nuk shkuan dot më shumë se sa vendi i 13-të me kohën 1’42.961…faji mbetet i motit pa shi.

Gara e dytë e MotoGP-së zhvillohet ditën e diel në orën 14:00 dhe transmetohet në Top Channel e SuperSport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA