Kur duhen edhe tre muaj nga nisja e lojërave olimpike, Londër2012, duket se kryeqyteti anglez, nuk është gati për të pritur evenimentin shumësportësh.
Londra është e papërgatitur dhe kjo vihet re që në “portën e hyrjes”, aeroportin “Heathrow”. Shtypi britanik flet për radhë të gjatë dhe kaos në terminal në një ditë të zakonshme. E me të drejtë ngrihet pyetja: Cfarë do të ndodhë në këtë aeroport kur fluksi i personave që duan të hyjnë, apo të dalin të disa-fishohet nga sportistë e fansa të tyre?
Tashmë është tepër vonë për të ndërhyrë në infrastrukturë. Nëse punimet në terminal do të nisnin në këtë moment, zor se do të përfundonin në kohë para nisjes së olimpiadës, pra para datës 27 korrik.
Në të tilla raste zgjidhja mbetet lehtësimi i procedurave dhe veprimeve kontrollore, por kjo do të rrezikonte sigurinë dhe do t’u lehtësonte kalimin e mundshëm elementëve terroristë…e nëse as kjo nuk ndodh, atëherë të gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët në këto lojëra, duhet të stërviten me qendrimin në radhë.
Top Channel