Heynckes pranë rinovimit të kontratës

28/04/2012 00:00

Jupp Heynckes mund të qëndrojë te Bayern i Mynihut edhe pas vitit 2013.
Trajneri gjerman është shumë pranë rinovimit të kontratës me klubin
bavarez, gjë që konfirmohet edhe nga Karl-Heinz Rummenigge në një
intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’ i cili hodhi poshtë zërat
për një tërheqje të mundshme nga futbolli të Hejnkes pas finales së
Ligës së kampioneve.

‘Jupp Heynckes nuk e shkon në mendje të tërhiqet tani-tha Rummenigge- ai ka një karakter të vecantë. Nëse ai dëshiron, mund të qëndrojë te Bayern edhe pas vitit 2013’

Më pas Rummenigge foli edhe për zënkën mes Robben dhe Ribery që ditet e fundit ishte në qendër të vëmendjes së medias sportive gjermane, duke theksuar se nuk ekziston armiqësi mes këtyre dy futbollistëve.

‘Cështja e zënkës mes Robben dhe Ribery është mbyllur përfundimisht. Ata janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne dhe kjo u pa edhe në sfidën e dyfishtë me Realin e Madridit. Incidenti i ndodhur sigurisht nuk ishte dicka pozitive, por sipas meje gjithcka ndodhi në një moment nervozizmi. Gjithsesi them se nëse do të ishim eliminuar tani do të flisnim ndryshe”, thotë Rummenigge.

Top Channel