Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet është kujtuar veprimtaria e kolonive shqiptare në Amerikën e Veriut, por edhe më gjërë, me anë të një ekspozite me dokumenta dhe fotografi të kohës.
Ekspozita është organizuar edhe për të përkujtuar një prej shoqërive shqiptare më në zë, shoqërinë “Vatra”, e cila u krijua në 28 Prill të vitit 1912 në SHBA dhe ka patur ndër themeluesit e saj disa prej figurave më të ndritura të kombit, si Faik Konica dhe Fan Noli.
“Është shumë interesante sepse këta mërgimtarë ekonomikë, menduan gjithmonë për atdheun e tyre. E kishin lënë shumë larg dhe dhanë gjithcka, ishin gati të jepnin edhe jetën dhe nuk kërkuan asgjë nga ky vend”, tha në fjalën e rastit Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit.
Fotografitë dhe shkresat e paraqitura, dokumentojnë veprimtarinë dhe përpjekjet e shqiptarëve të emigruar për vendin e tyre të origjinës dhe janë ekspozuar edhe në kuader të vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Top Channel