Ylli i tretë për Juventusin, ironizon Zanetti

27/04/2012 11:10

Mundësia që Juventusi të fitojë titullin në këtë sezon të Serisë A ka krijuar një debat të ri në Itali, mbi nëse duhet të vendoset ose jo ylli i tretë në fanelë.

Në kampionatin italian, çdo klub vendos një yll mbi stemën e tij për dhjetë kampionate të fituara dhe aktualisht Juventusi ka dy të tillë.

Megjithatë, ndërsa zyrtarisht klubi ka 27 tituj të fituar, Juventusi llogarit edhe dy titujt që iu hoqën në lidhje me skandalin e “calciopolit”, çka do të thotë se në rast fitorejë të mundshme në këtë sezon, për klubin torinez, titujt do të bëheshin 30 dhe rrjedhimisht do të vendosej edhe ylli i tretë.

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, i pyetur mbi këtë çështje, ironizoi: “Nëse janë të kënaqur, le ta vendosin. Është e kotë të komentosh mbi gjëra të tilla”.

Nëse Juventusi do të zgjedhë ta bëjë diçka të tillë, askush nuk mund ta pengojë, pasi nuk ka asnjë rregullore të shkruar rreth në lidhje me yjet në fanelë.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi komentoi edhe gjsmëfinalen Real-Bayern. “Më vjen keq për Mourinhon, por e vërteta është se Bajern e meritoi finalen”.

Zanetti, gjithashtu shprehu besim për mundësinë që Interi të rezultojë i suksesshëm në luftën për vendin e tretë, që do të siguronte pjesëmarrjen në raundet kualifikuese të Champions League.

”Janë shumë skuadra në garë, por ne duhet të kujdesemi vetëm për vete dhe nëse e mbyllim kampionatin me katër fitore, jam i sigurt që do t’ia dalim mbanë”.

Pranë kuotës së 800 ndeshjeve zyrtare me Interin, kapiteni legjendar, theksoi në fund të intervistës së tij se nuk ka caktuar ende një datë për tërheqjen nga futbolli. Aktualisht, Interi pozicionohet tre pikë pas Lacio e dy pas Napolit, që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA