Rikthim në Spaç

27/04/2012 19:45

Duhet të njohësh mirë të kaluarën që të ecësh përpara në të ardhmen. Është kjo edhe filozofia prapa ekspozitës që ka si autor publicistin e njohur Fatos Lubonja, i cili ka grumbulluar disa objekte me të cilat kanë punuar të burgosurit gjatë dënimit në burgun e Spaçit.

Këto objekte Lubonja, i cili ka kaluar 11 vite të jetës së tij në burgun famëkeq, i ka sjellë në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian.

“Spaçi ka qenë pjesa më dramatike e jetës sime dhe më e ngarkuara. Këtu nuk janë të gjitha objektet që lidhen me periudhën në burg sepse ky është një instalacion, ose një imitim i një muzeumi. Këto janë objekte që unë i kam gjetur në minierën e burgut”, shpjegon Lubonja.

“Puna në minierë ka qenë një nga format e dhunës dhe unë këtu jam përpjekur të sjell këtë aspekt të burgut të Spaçit”, shton publicisti.

Lubonja dha edhe një mesazh për publikun: “I ftoj të gjithë që nëpërmjet këtij instalacioni të komunikojë me dramën time dhe të qindra të burgosurve dhe të mos harrojmë ato që kanë ndodhur, por t’i rikthehemi sepse janë pjesë e historisë sonë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA