
Në serinë e diskutimeve të fushatës për Një Rilindje Shqiptare në qytetin e Shëngjinit është prezantuar projekti i Partisë Socialiste për peshkimin.
Sipas të pranishëmve, investimet shtetërore në peshkim kanë qenë minimale dhe nuk ka asnjë politikë mbështetëse.
“Në një vështrim të parë bie në sy se mosha e peshkimit është shumë e vjetër. Plus është peshkimi i paligjshëm dhe këto vijnë si pasojë e mungesës së konkurrencës, i nivelit të ulët të të ardhurave dhe mungesës së arsimimit. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë politikë mbështetëse, por kosto të lartë të karburantit. Ne do t’i ndryshojmë këto dhe po diskutojmë me grupet e punës për heqjen e TVSH-së për peshkimin”, deklaroi Agron Duka, nga komisioni i bujqësisë në PS.
Problemet me të cilat përballet ky sektor janë probleme shumë të rëndësisme të cilat Partia Socialiste angazhohet t’i zgjidhë.
“Iniciativa jonë do shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe të jeni të sigurtë se ndryshimi do të vijë. Së shpejti ne do të mbajmë tryeza të tjera të lidhura me këtë çështje”, ka thënë deputeti i PS, Gjovalin Kadeli.
Të punësuarit në fushën e peshkimit thanë se ky sektor është një mënyrë jetese për një numër të madh personash dhe me kalimin e viteve është përballur me një sërë problemesh që lidhen kryesisht me mungesën e infrastrukturës, gjuetinë e paligjshme dhe taksat.
Top Channel