Neuer: E dija ku do të gjuante Cristiano

27/04/2012 16:25

Manuel Neuer, një nga heronjtë e klasifikimit të Bayern Munchen në finalen e Ligës së Kampioneve, ka rërfyer ekskluzivisht për gazetën ‘Bild’ ndjenjat që pati gjatë goditjes së 11-metërshave ndaj Real Madrid.

“Isha shumë i emocionuar. Nuk kam fjetur më shumë se tre orë atë natë. Gjithsesi ajo ndeshje do të hyjë në histori vetëm nëse arrijmë të fitojmë finalen në fushën tonë”, theksoi portieri i ri gjerman.

“Gjithmonë përgatitem për situata të tilla. Trajneri ynë i portierëve (Toni Tapalovic) më tregoi gjuajtjet e Cristiano Ronaldos para se të fillonte ndeshja. E dija se ai preferonte të gjuante në të majtë dhe poshtë. Në të dyja rastet u hodha nga e majta e tij, por në penalltinë e parë e ndryshoi. Ndërsa në llotarinë e 11-metërshave isha i sigurtë që do godiste aty ku godet zakonisht dhe kështu ndodhi”, tregon gardiani i portës bavareze.

Kur u pyet nëse kishte studiuar në këtë mënyrë të gjithë lojtarët e Realit, Neuer tha me shaka: “Pak a shumë po, por është e pamundur t’i studiosh të gjithë. Për shembull unë nuk e dija që Sergio Ramos preferon t’i gjuajë penalltitë sipër traversës.”

Fitorja 2-1 në 90 minuta në Santiago Bernabeu nuk e ndihmoi Real Madridin të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve. Madrilenët e Mourinhos u eleminuan pasi nuk u treguan të saktë nga pika e 11-metërshit pas 120 minutave lojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA