
Faulli i çmendur dhe pa kuptim ndaj sulmuesit kilian Sancez dhe si
rrjedhim kartoni i kuq ndaj Barcelonës, do të detyrojnë mbrojtësin John
Terry që të përjetojë si spektator, finalen e Ligës së Kampioneve në
Mynih.
Por nëse Chelsea do të arrijë të fitojë ndaj Bayern në ndeshjen epike të 19 Majit, atëherë UEFA do t’i japë kapitenit të bluve, kënaqësinë për të ngritur i pari trofeun.
Këtë e ka konfirmuar UEFA përmes një zëdhënësi, që i pyetur nga BBC, tha se skualifikimi i mohon një lojtari që të ulet në pankinë, por jo të mos marrë pjesë në ceremoni. John Terry është i pezulluar për finalen ndaj Bajernit së bashku me 3 lojtarë të tjerë të Chelsea-t, Raul Meireles, Ramires e Branislav Ivanovic.
UEFA ndërkohë mohoi se do të ndryshojë së afërmi, rregullat për fshirjen e kartonave pas çerekfinaleve, por kjo mund të diskutohet më vonë. Komiteti Disiplinor do të vendosë për pezullimin e Terry-t në 31 Maj dhe përveç finales, dënimi i tij mund të zgjatet në Superkupë ose në Ligën e Kampioneve sezonin që vjen.
Top Channel