Finalja e Europa League do të jetë e gjitha spanjolle. Atletik Bilbao dhe Atletiko Madrid janë dy ekipet që do të ndeshen në Bukuresht për trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube.
Edhe pse kishin shkuar në Valencia për të mbrojtur fitoren në ndeshjen e parë Atletiko Madrid shfrytëzoi mjaft mirë hapësirat e vendasve dhe triumfoi me rezultatin 1-0 falë golit të Adrianos.
Kapiteni i Atletikos, Tiago do ta ndjekë finalen nga tribuna, pasi në ndeshjen e kthimi ra pre e provokimeve të lojtarëve kundërshtar.
Atletik Bilbao rikthehet pas 35 vjetësh në finalen e Kupës UEFA, apo sic njihet tashmë me emrin e ri Europa League.
Spanjollët e drejtuar nga Bielsa mundën në ndeshjen e dytë 3-1 Sportingin e Lisbonës falë golave të Susaeta, Gomez dhe Fernando Llorentes. Goli i këtij të funidt u shënua 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Top Channel