
Ka nisur në skenën e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” të qytetit të Beratit Festivali i Këngës Popullore.
Për dy ditë me radhë Berati do të bëhet qendra e mikpritjes e një sërë grupesh të këngës popullore e qytetare, pjesë e një festivali folklorik që do të zhvillohet në këtë qytet.
Qytetarët beratas do të mund të ndjekin këtë festival të veçantë që do t’i bashkojë trevat dhe kulturat. Pjesmarrës do të jenë grupe nga Fieri, Prizreni, Elbasani, Lushnja, Kavaja, Krujë, Tetova, e Shkodra.
Në fund të festivalit do të ndahen cmime edhe për fituesit. Organizatorët thonë se ky aktivitet tashmë do të kthehet në traditë të përvitshme.
Përvec atmosferës festive që do sjellin grupet pjesëmarrëse, do të kenë mundësi të njihen më nga afër me bukuritë dhe kulturën e qytetit të UNESCO-s.
Top Channel