Ardian Klosi: Nuk kam frikë nga vdekja

27/04/2012 18:40

“Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë duhet të jetë një bekim”.

Ka qenë ky mesazhi që Ardian Klosi u ka dërguar njerëzve më të dashur përmes celularit, pak minuta se ai të merrte vendimin përfundimtar. Është tërhequr në një dhomë ndërsa pjesëtarët e tjerë ndodheshin në shtëpi, ka mbyllur derën dhe gjithçka ka përfunduar aty.

Zyrtarisht mjekësia ligjore konfirmon se shkaku i vdekjes është vetëvarja me litar, ndërsa rrethanat që e kanë çuar drejt saj nuk janë zbardhur ende.

Megjithatë, kishte kohë që përflitej se zoti Klosi jetonte në një gjendje të rënduar depresive. Madje sipas miqve ai kishte tentuar pa rezultat edhe  herë të tjera vetëvrasjen. Një prej të cilave është bërë publike ka ndodhur në muajin janar, ku ai konsumoi një dozë të madhe qetësuesish. Ndërsa një muaj më parë ai preu venat, por ngjarja u mbajt e fshehtë.

Për shkak të situatës së rënduar mendore, njeriu i njohur i medias shqiptare u trajtua disa kohë në spitalin psikiatrik në Tiranë, por mesa duket pa mundur t’i shpëtojë gjendjes së tij shpirtërore gri. 4 muaj më parë, i kontaktuar nga redaksia e ‘Pasdites’ në telefon për tentativën e vetëvrasjes, vetë zoti Klosi pranoi se medikamentet i kishte pirë me tepri në një situatë stresi. Por, për të mos i dhënë rëndësi mediatikisht ngjarjes, pranoi se ishte diçka e kaluar.

Por, asgjë nuk shkoi dhe ajo ngjarje që shënoi një këmbanë alarmi, sot kulmoi duke ndarë tragjikisht nga jeta një prej njerëzve me aktivitet të spikatur në jetën publike shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA