‘Romano Port’, gjobitet me 6.7 milionë lekë
26/04/2012 00:00
Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur shoqërinë Romano Port me 6.7
milionë lekë për abuzim me pozitën dominuese në tregun e ngarkim
shkarkimit të gazit.
Komisioni i Konkurrencës ka argumentuar se u ka kërkuar disa shoqërive të gazit dokumenta shtesë që nuk kërkohen me ligj.
Autoriteti vëren se në të njëjtën kohë për disa subjekte të tjera, këto dokumenta nuk janë kërkuar. Sipas Autoritetit, ky qëndrim i shoqërisë Romano Port ka kufiziuar konkurrencën në treg. Autoriteti vëren se kjo kompani u ka kërkuar shoqërive të gazit dhe naftës të paguajnë disa detyrime financiare shtesë, të cilat janë parashikuar në ligj.
Top Channel