Rivaldo Jr. “i vjedh biçikletën” babait

26/04/2012 00:00

Në 2001, Rivaldo shënon kundër Valencias njërin nga golat më të bukur të karrierës së tij si futbollist.

Ish-fantazisti brazilian, në minutën e 89-të të takimit, kontrollon bukur me gjoks dhe me një goditje “biçikletë” në ajër gjen rrjetën kundërshtare.

11 vjet më vonë, djali i tij, Rivaldinho tregon se ajo magji “është në pronësi të familjes”. Rivaldinho, që luan me Mogi Mirim, skuadër e Under21 në kampionatin brazilian, shënon një gol identik me atë të babait të tij. “Biçikleta” është në gen, dhe Rivaldo tashmë mund të tërhiqet i gjetë nga futbolli, pasi ka lënë pasardhësin e tij.

Legjenda braziliane, aktualisht në moshën 40-vjeçare, luan ende. Ai aktivizohet suksesshëm në kampionatin e Angolës.

Top Channel