Cesare Prandelli, trajneri i kombëtares italiane të futbollit, ka takuar sulmuesin e Milanit Antonio Cassano për ta parë më nga afër gjendjen e tij pas rikthimit në fushën e lojës tre javë më parë.
Tekniku u shpreh i kënaqur me formën e fantazistit të kuqezinjve.
“Cassano ka filluar të luajë më shumë minuta dhe kjo është e rëndësishme për një lojtar me cilësi. Psikologjikisht mu duk mirë dhe e takova për të parë motivacionet që ka”, u shpreh Prandelli për Milan Channel.
Cassano mungoi në fushat e lojës që prej datës 29 tetor të vitit të kaluar, kur pësoi një ishemi në ndeshjen me Romën.
Trajneri i axurrëve përfitoi nga rasti për të takuar edhe pjesëtarët e tjerë të kombëtares italiane që luajnë me Milanin: Abate, Nocerino dhe Aquilani.
Top Channel