Tre vjet pas kthimit në Departamentin e Shtetit në një takim zyrtar me
Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton, kryeministri Sali
Berisha ia ka dalë të realizojë një prej qëllimeve të këtij takimi.
Qëllim, që ai e deklaroi përpara nisjes së bisedimeve me zonjën Clinton.

“Po ju  rrëfej se një prej qëllimeve të këtij takimi është që t’i kërkoj të vijë në Shqipëri në 100-vjetorin e Pavarësisë”, tha Berisha.

Pas takimit, zyra e Kryeministrit konfirmoi se fteses se riperseritur gjate bisedes, Hillary Clinton i eshte pergjigjur pozitivisht dhe i ka premtuar kryeministrit Berisha se do te jete ne Shqiperi për festimet e 100-vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar. Njoftimi zyrtar nuk jep shume detaje per biseden e zhvilluar mes dy politikaneve dhe qe ka zgjatur pertej parashikimeve te axhendes. Por ne njoftim thuhet se “Sekretarja Clinton i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të interesuara ta shikojnë Shqipërinë sa më parë vend anëtar të Bashkimit Europian”.

Gjithashtu, zonja Clinton ka siguruar kryeministrin Berisha se “Shtetet e Bashkuara do te vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqiperine ne rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, si edhe në të gjitha fushat e tjera të bashkëpunimit dypalësh”. Nje qendrim ky qe zonja Clinton e kishte theksuar edhe para nisjes se takimit me kryeministrin Berisha. “Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë e të thelle që e vlerësojmë lart”, tha Clinton.

Njoftimi zyrtar thote se gjate takimit te kryeministrit Berisha me Sekretaren Amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, ku mesohet se ka qene i pranishem edhe ambasadori Aleksander Arvizu, te dy politikanet, duke rikonfirmuar si “te shkelqyera” marredheniet mes dy vendeve kane diskutuar per zgjerimin dhe thellimin e e bashkepunimit ne te gjitha fushat. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA