Dëmtim i Kalasë së Lezhës

26/04/2012 00:00

Një pjesë e murit lindor në rrethimin e Kalasë së Lezhës është rrëzuar
për shkak të reshjeve. Gurët e mëdhenj janë shembur, ndërsa sinjali per
kete ishte dhene shume me heret por nuk kishte patur nderhyrje.

Se fundmi nje grup ekspertesh ka inspektuar demet e shkaktuara.

“Në fillim duhet bërë projekti komplet, duhen parë gjithë blloqet. Duhet bërë hapja komplet e kësaj pjese, çmontimi i blloqeve, rivendosja e tyre dhe njëkohësisht mbushen me gurë edhe eliminumi i dheut nëpërmjet një shtrese betoni”, thotë drejtori i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe.

Në këtë kala janë shumë të nevojshme për të riparuar demet. Se fundmi kjo pike shume e njohur e historise dhe arkeologjise eshte bere me e vizitueshme, per shkak se rruga qe te çon atje është riparuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB