
Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka saktësuar se analizat e fundit mbi
cilësinë e midhjeve, që kultivohen në liqenin e Butrintit jane brenda
parametrave ndërkombëtare.
Para disa javesh, si pasoje e reshjeve te shumta, analizat e ujit dhe të midhjeve tregonin se përmbajtja e bakterit e-koli ishte shume e lartë dhe molusqet nuk mund të përdoreshin nga konsumatorët.
“Kur ka reshje të larta që furnizojnë me ujë Lagunën e Butrintit, niveli i prezencës së bakerit rritet dhe kalon në klasën C. Para dy javësh ka kaluar në klasën C, sepse ka patur nivel të lartë reshjesh. Ndërkohë janë kryer sërish analiza dhe situata rezulton e përmirësuar dhe midhja është në nivelin A”, tha kreu i Agjencisë, Genc Juka.
Megjithese analizat jane konfirmuar te rregullta këtë, midhjet e impiantit te Butrintit jane te bllokuara nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit pasi sipas tyre duhet qe rezukltati pozitiv te testohet disa here.
“Pa patur edhe dy tre rezultate të tjera te ketij tregues, që do të jetë në javët në vazhdim, ne nuk do te lejojme shperndarjen e midhjeve, derisa te jemi te sigurt që midhja është e klasës A dhe të mund të konsumohet”, tha Juka.
Drejtori i Peshkimit, ne Ministrine e Mjedisit Saimir Hoxha tha se molusqet e lagunes se Butrintit nuk jane perdorur gjate kesaj periudhe.
Top Channel