
Partia Socialiste zhvilloi tryezën e radhës në kuadër të mbledhjes së ideve nga shoqëria civile dhe grupet e interesit dhe implementimit të tyre në programin e socialistëve “Për një rilindje kombëtare”.
Tryeza e radhës iu kushtua politikës së jashtme të vendit tonë, e vecanërisht shërbimit diplomatike që ofron Shqipëria nëpër botë, që sipas kryesocialistit, Edi Rama, i pranishëm në tryezë, “nuk përfaqëson aspiratat e popullit shqiptar.
“Jemi dëshmitarë që Shqipëria zyrtare nuk arrin të jetë në lartësinë e duhur. Shërbimi diplomatik nuk përfaqëson aspiratat dhe detyrimet ndaj qytetarëve tanë dhe roli i shërbimeve diplomatike është zbehur vitet e fundit për shkak të emërimeve klienteliste. Është për të ardhur keq që shërbimi diplomatic është përballur me emërimeve nepotike”, deklaroi kreu i PS-së, Edi Rama.
Por cfarë do të bëjë ndryshe Partia Socialiste kur të vijë në pushtet? Për këtë zoti Rama premtoi ngritjen e një strategjie në funksion të politikës së jashtme, reformim të shërbimit diplomatik për t’i dhënë fund, sic tha Rama, situatës së rënduar në këtë shërbim, ngritjen e një grupi pune për ristrukturimin funksional të Ministrisë së Jashtme, e mbi të gjitha, sipas kreu socialist, dhënies fund të emërimeve nepotike.
Top Channel