
Ron Artest ndëshkohet nga drejtuesit e Ligës Amerikane të basketbollit, NBA. Basketbollisti i Los Angeles Lakers u bë protagonist në aspektin negativ në ndeshjen me Oklahoma Sitin duke goditur me bërryl Xhejms Harden pas shënimit të një dypikëshi dhe nuk do të luajë për 7 ndeshje.
Kjo do të thotë se Artest, që do të humbasë edhe 348 mijë dollarë nga paga e tij nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt ndaj Sakramento Kings dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Majk Braun vetëm në rast se LA Lakers do të luajë ndeshjen e gjashtë në serinë prej 7 sfidash në fazën e play-off.
Nëse Lejkërs do të eliminohet atëherë pjesa e mbetur e dënimit për Ron Artest do të ekzekutohet në sezonin 2012/2013 të kampionatit të NBA.
Top Channel