Korçë, shtohen rastet me sëmundje mendore

25/04/2012 00:00

Stresi i lartë nga faktorë të ndryshëm socialë është një prej
shkaktarëve kryesorë, i cili është duke rritur  ndjeshëm numrin e
personave me probleme të shëndetit mendor në Korçë.

Edhe pse nuk behen publike rastet nga viti ne vit jane ne rritje. Shifra te larta individesh te grupmoshave te ndryshme nga mosha 18-60 vjec jane duke u trajtuar me medikamente ne qendren komunitare te shendetit mendor ne Korçë me çrregullime te llojeve te ndryshme, ndersa mjeket psikiater shpjegojne se trajtimi i tyre me medikamente, por edhe qendrimi ne komunitet i largon ata nga shkaktimi i vetevrasjes.

Ne qendren komunitare te shendetit mendor ne Korçë aktualisht jane duke u trajtuar 730 persona, ndersa numri i tyre dyshohet te jete me i larte, pasi mjaft persona te tjere, nuk kurohen duke perbere keshtu edhe raste te paevidentuara. Vitin e kaluar rastet e vetevrasjes ishin ne shifra alarmante, ndersa sipas te dhenave personat nuk kane qene te kartelizuar prane kesaj qendre e per rrjedhoje nuk mernin trajtimin mjekesor te nevojshem.

Top Channel