Itali-Angli, reagimi i mediave

25/04/2012 00:00

Mediat më të mëdha europiane janë në një mendim, Italia e Prandellit e meritoi kualifikimin.

“Come on”, Italia në gjysmëfinale, ky është titulli i faqes online të TGCOM. Në shkrimin e ndeshjes kjo gazetë ka folur me superlativa për trajnerin e kombëtares Cesare Prandelli, i cili me idetë e tij i ka ndërruar fytyrën kësaj Italie.

Sipas tyre, loja mund të kishte përfunduar brenda 90 minuta nëse Balotelli do të ishte treguar më i ftohtë. Titulli kryesor i “La Repubblica” është: Italia e meritoi, në gjysmëfinale me Gjermaninë. Axurrët luajtën shumë mire, shkruhet në faqet online të kësaj gazete, por i mungoi finalizimi i gjithë atyre aksioneve që shkuan dëm. Tashmë Prandelli duhet të bëjë mirë llogaritë pasi kundërshtari i radhës është Gjermania, skuadër që nuk ka asnjë lidhje me futbollin anglez të luajtur këtë mbrëmje.

Loja e kombëtares italiane është pëlqyer edhe nga mediat spanjolle. Titulli më interesant është ai i sportives ‘Marca’: shorti i penalltive i jep të drejtë Italisë së bukur.

Ndryshe është situata në Angli, ku mediat dhe tifozët vendas kanë mbetyr sërish të zhgënjyer. “Zemrat e Anglisë thyhen sërish me 11-metërsha”, është titulli i ‘Guardian’. ‘The Sun’ ka ironizuar me Ashlit, 2 lojtarët që humbën 11-metërshat: Hiri i djegur.

Titulli kryesor i të përditshmes gjermane ‘Bild’ është i shkurtër: Italia kundër djemve tanë. Kjo media prestigjizoe e mbyll shkrimin e saj me fjalinë: “Të enjten në Varshavë Klasikja europiane: Gjermani –Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA