Di Matteo: Mbrojtja dhe fati, çelësi i suksesit

25/04/2012 09:30

Roberto Di Matteo, trajneri italian i Chelsea, ka pranuar se ekipi i tij “pati fat” për të eliminuar Barcelonën dhe për të arritur finalen e Ligës së Kampioneve.

“Ishte një ndeshje e pabesueshme. Jam shumë i kënaqur për lojtarët e mi sepse e meritojnë këtë moment. Kemi kaluar një sezon të vështirë, por në momente të tilla këta futbollistë arrijnë gjëra speciale”, theksoi Di Matteo në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe përveç lojës së mirë në mbrojtje ndaj tyre të duhet edhe pak fat”, shtoi italiani, i cili mori drejtimin e Bluve të Londrës pas shkarkimit të Villas Boas.

Di Matteo mbrojti stilin mbrojtës të ekipit të tij duke u shprehur: “Ne kemi një lojë tjetër nga Barcelona. Stili i tyre është unik dhe nuk mund të kopjohet, por unë mendoj se ne e merituam kualifikimin. Mbrojtja është e vetmja mënyrë për të mundur Barcelonën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA