Barça, sot shansi i fundit për një trofe

25/04/2012 09:40

Barcelona do të përballet sot me Atletik Bilbaon në një finale të Kupës së Spanjës që do të ketë një shije të veçantë për të dy ekipet.

Tek katalanasit, kjo do të jetë ndeshja e fundit e Josep Guardiolës, trajnerit që në katër vjet ka regjistruar epokën më të suksessme në historinë e klubit.

Në finalen që do të zhvillohet në stadiumin “Vicente Calderon”, tifozët “blaugrana” kanë përgatitur dekorin që do t’i dedikohet krejtësisht “Pepes”, në një ditë që do të jetë veçanërisht prekëse për të gjithë.

Njëkohësisht, Kupa është edhe shansi i fundit i katalanasve për të mos e mbyllur duarbosh këtë sezon, pas humbjes ndaj Realit në kampionat dhe eliminimit nga Chelsea në Champions.

Nga ana tjetër, ushtria baske e Bielsas vjen edhe ajo e motivuar për të vendosur këtë sezon në faqet e suksesshme të skuadrës legjendare, sidomos pasi Atletik i tij dështoi në tentativën për t’u kualifikuar në Champions dhe u mposht në finalen e Europa League nga Atletico Madrid.

Për këtë arsye, kjo do të jetë një finale me shije të hidhur për të dy skuadrat, por me potencialin për të dhuruar një gëzim të fundit, në një sezon ku të dyja tifozeritë ëndërruan shumë, për të përfunduar në fund duarbosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA