Valë e re ndryshimesh për Policinë e Shtetit pak kohë nga ndryshmet e
fundit që ndodhën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas dy vrasjeve të
ndodhura në kryeqytet në shkurt të këtij viti, kur gra, Eleni Basho dhe
Megi Jakiçi, u vranë në të njëjtën ditë.
Si rezultat i ndryshimeve më të fundit, nëndrejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Arjan Kurti është transferuar në Shkodër dhe postin e tij do ta zërë Gëzim Gjeci.
Ndërkohë, Gëzim Prebibaj, shef i Komisariatit të Rinasit, largohet dhe komandohet në krye të Komisariatit të Kavajës.
Nuk bëhen me dije shkaqet e këtyre ndryshimeve në radhët e strukturave të policisë, ndërsa transferimi i shefit të Komisariatit të Rinasit mendohet të ketë ardhur për shkak të hetimeve të SHKB, si rezultat i të cilave pa ditë më parë u transferuan dhe pushuan nga puna disa persona në Komisariatin e Rinasit, me akuzën e favorizimit të kalimit të jashtëligjshëm të disa kosovarëve nga Rinasi pa dokumentacionin përkatës.
Top Channel