Myftiu kryesor i Serbisë, Muamer Zukorrliç, ka marrë mbështetjen e
Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës në zgjedhjet presidenciale
të 6 majit në Serbi.

Zukorlliç, i njohur si njeriu që ka debatuar më së shumti për problemin e myslimanëve në Novi Pazar dhe Sanxhak, ku jetojnë kryesisht boshnjakët në Serbi, është kandiduar për president nga një grup qytetarësh.Ai ka marrë mbështetjen edhe të një pjese të shqiptarëve në këto zgjedhje dhe të myslimanëve të tjerë, megjithatë ende nuk dihet se sa është mundësia që Serbia të ketë në krye të saj një president udhëheqës të Bashkësisë Islame.

Zukorllic, ka gati 20 vjet që udhëheq më organizatën më të madhe fetare, ndërkaq është i njohur për kërcënime ndaj Serbisë në rast se nuk respekton të drejtat e boshnjakëve. Njihet si person mjaft i mençur, ndonëse radikal në deklarimet e tij. Ka studiuar në Algjeri dhe në Liban, ndërkaq jeton me dy gratë e tij dhe shtatë fëmijët në Novi Pazar. Njihet si njeri mjaft i fuqishëm për shkak të krijimit të disa mediave dhe universitetit në këtë zonë.

Serbia ka tashmë 12 kandidate në zgjedhje, pasi numri i tyre është shtuar. Në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, kur mbahen edhe ato lokale dhe parlamentare, janë kandidat shumica e figurave politike. Por, gjasat më të mëdha i kanë ish-presidenti Boris Tadiç dhe lideri i progresistëve të opozitës, Tomisllav Nikolliç.
 

Top Channel