
Edhe pse luan te Reali i Madridit prej 3 sezonesh, Kristiano Ronaldo nuk e fsheh nostalgjinë e tij për Manchester United. Sulmuesi portugez e ka deklaruar një gjë të tillë në një intervistë për revistën “Zoo”.
‘Herë pas here flas me trajnerin Sir Aleks Ferguson dhe nuk e mohoj që më merr malli për Manchester United. Ky klub më bëri të ndihem si në shtëpinë time dhe kam ruajtur marrëdhënie të mira si me trajnerin ashtu edhe me futbollistët e skuadrës”, tregon Ronaldo.
Portugezi shtoi se është përmirësuar shumë si futbollist dhe se fitorja me Ligës së Kampioneve me Djajtë e Kuq ishte një nga momentet më të bukura të karrierës së tij. Megjithatë ai pritet të shpërthejë më shumë në kampionatin Europian të Futbollit me përfaqësuesen portugeze e cila është në një grup me Gjermaninë, Holandën dhe Danimarkën.
‘Shpresoj që Portugalia të paraqitet shumë mirë në Euro 2012 që është evenimenti më i rëndësishëm. Jemi në një grup shumë të fortë dhe do të jetë e vështirë të fitojmë ndaj Gjermanisë dhe Holandës. megjithatë asgjë nuk është e pamundur dhe ne mund të shkojmë shumë larg në këtë eveniment’, shton asi portugez.
Top Channel