Ribery optimist: Të prekim finalen

24/04/2012 00:00

Bajerni i Mynihut po përgatitet për ndeshjen me Realin e Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadra bavareze do të zbresë në Santiago Bernabeu me avantazhin e fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Sipas Frank Riberi, skuadra bavareze ka të gjitha mundësitë për të kaluar në finale edhe pse është i ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë së sfidës.

‘Mund të marrim kualifikimin për në finale të Ligës së Kampioneve nëse luajmë si në ndeshjen e parë-tha Riberi për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’. E dimë shumë mirë që sfida me Realin e Madridit do të jetë shumë e vështirë, pasi është më e rëndësishmja për ne. E pamë se cfarë është në gjendje të bëjë kjo skuadër edhe në ndeshjen e Kamp Nout ndaj Barcelonës”.

Riberi shtoi se në këtë moment është në formën e tij më të mirë, por nuk është në gjendje që të fitojë i vetëm përballë Realit. Sipas tij për të arritur suksesin ndaj gjigandëve spanjollë duhet një lojë shumë e mirë e të gjithë futbollistëve të Bajërnit të Mynihut.

Top Channel