Qytetarë të shumtë nga pjesë të ndryshme të Kosovës u mblodhën të martën në Prishtinë për të protestuar.

Me moton “Stop terrorizmit” për një orë Kuvendi i Organizatave Jo-Qeveritare të Kosovës shprehën paknaqësinë e tyre për ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës ku u vra Selver Haradinaj dhe u lënduan anëtarët e familjes së tij.

Organizatorët e protestës kritikuan institucionet dhe partitë politike për mungesë të unitetit në lidhje me situatën e krijuar në atë pjesë të Kosovës.

Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës, drejtuar nga Nexhmedin Spahiu, mbajti nje ditë më parë një konferencë në të cilën bëri thirrje për protestë kundër terrorizmit në Kosovë.

Spahiu është përkrahur edhe nga disa nga familjet e lagjeve veriore të Mitrovicës. Spahiu tha se mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve të cilët duan apo jo t’i thonë jo dhunës dhe terrorit në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA