Dani Pedrosa, i cili u rendit i dyti në garën e Katarit (gara e parë sezonale në Moto GP), theksoi se pista e Jerez ku do të zhvillohet këtë fundjavë Cmimi i Madh i Spanjës “i pëlqen shumë” dhe shpreson që të zhvillojë “një garë të mirë”.
Piloti spanjoll i Hondës deklaroi në faqen zyrtare të skuderisë Repsol Honda: “Më pëlqen cirkuiti dhe aty ndjej ngrohtësinë e tifozëve të mi. Shpresoj të zhvilloj një garë të mirë.”
“Në testet që kemi zhvilluar në Jerez rezultatet kanë qenë pozitive dhe mbetëm të kënaqur. Për këtë arsye jam optimist”, shtoi Pedrosa.
“Duhet të jemi të përqendruar dhe të arrijmë një rezultat të mirë në provat zyrtare. Duhet që në këtë fillim kampionati të marrim sa më shumë pikë”, përfundoi spanjolli.
Cmimi i Madh i Spanjës do të zhvillohet të dielën në orën 14.00.
Top Channel