Milan, rrezikohet Allegri

24/04/2012 00:00

Pozicioni i Masimiliano Allegrit në pankinën e Milanit duket se është
dobësuar shumë. Mjaftuan vetëm 2 ndeshje ku kuqezinjtë moren vetëm 1
pikë që në kampin e klubit milanez të mendohet për shkarkimin e mundshëm
të tij.

Sipas medias italiane, drejtuesit e Milanit kanë filluar përpilimin e një liste me kandidaturat e mundshme për të marrë vendin e Allegrit. Së fundmi u shtuan zërat për një interesim të kuqezinjve për Fabio Kapelon dhe shkak u bë prania e këtij të fundit në San Siro në ndeshjen mes Milanit dhe Bolonjës.

Por presidenti Silvio Berluskoni ëndërron të sjellë Pep Guardiolën i cili ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën me Barcelonën apo jo. Nuk e dihet nëse do të nisin bisedimet me katalanasin, kjo edhe për faktin se te Milani është Ibrahimovic, raporti i të cilit me Guardiolën nuk është aspak i mirë.

Tjetër emër që po përmendet në ambientet kuqezi është edhe ai Luçano Spaletit, por trajneri italian ka një kontratë me Zenit deri në vitin 2014 për një pagë prej 2.5 milionë Euro në sezon. Për këtë arsye në listën e alternativave për pankinën kuqezi shtohet edhe emri i Vinçenco Montelës, i cili mesa duket është vënë edhe në shënjestrën e Interit.

Top Channel