Një krim në ambjente familjare është regjistruar mëngjesin e së martës në Kurbin, ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Fatmir Farruku është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i tij.
Sipas burimeve, konflikti mes dy kushërinjve ka lindur në fshatin Gjorne për çështje pronësie.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në në spitalin e Laçit, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit.
Ndër krimet e fundit brenda fmiljes të regjistruar në vend ka qenë ai i pesë ditëve më parë në fshtatin Çermë Pasha, të Lushnjes.
Çifti Shazivar dhe Lahe Sina u përfshinë në një debat dhe në gjaknxehtësi e sipër bashkëshorti e qëlloi gruan e tij me një armë gjahu.
Fqinjët e çiftit lajmëruan policinë dhe 60-vjeçari u arrestua në vendin e ngjarjes. Çifti jetonte i vetëm pasi fëmijet i kishte në emigrim.
Ndërsa më herët gjatë muajit, policia e Lushnjes arrestoi dy shtetasit, Myslim dhe Zabit Hamzai, të dyshuar për vrasjen e të afërmit të tyre, Taulant Hamzai.
Top Channel