Kinë, masa kundër korrupsionit

24/04/2012 00:00

Ish-krerët e një lokaliteti kinez ku muaj më parë shpërthyen protesta kundër korrupsionit, u dënuan nga autoritetet qendrore.

Dy zyrtarë të fshatit Vukan u përjashtuan nga partia për abuzime. Ata akuzohen se kanë nënshkruar marrëveshje të jashtëligjshme mbi përdorimin e disa tokave të zonës. Bashkë me ta, u ndëshkuan edhe 18 zyrtarë të tjerë lokalë.

Fshati Vukan u bë i famshëm në mbarë botën për protestat masive kundër korrupsionit të zyrtarëve vendorë. Megjithë ndërhyrjen e policisë, protestuesit nuk u dorëzuan. Ata dëbuan nga fshati udhëheqësit lokalë dhe detyruan autoritetet qendrore që të dëgjonin kërkesat e tyre.

Megjithë ndëshkimin e dhënë, fshatarët kërkuan që hetimi të vazhdonte. Sipas tyre, policia dhe drejtësia u mjaftuan me përjashtimin e zyrtarëve dhe mbyllën shumë shpejt cështjen.

Top Channel