
Humbja me Chelsea-n dhe me Realin e Madridit nuk ka ndikuar në besimin që ka Pep Guardiola tek Barcelona e tij.
Të martën në mbrëmje ata do të presin në Camp Nou, Chelsea-n për ndeshjen e kthimit, të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.
Një javë më parë ata u mundën 1-0 në Stemford Bridge falë golit të Didie Drogbas, ndërkohë që në fundjavë në stadiumin e tyre humbën ‘El Clásico-n’ përballë Realit të Mourinjos. Gjithsesi bëhet fjalë për gjysmëfinalen e pestë radhazi në Kupat e Europës, duke u bërë kështu skuadra e parë që mund të fitojë dy tituj europian radhazi që nga viti 1990 kur Milani arriti të fitojë dy trofetë e Europës njëri pas tjetrit.
“Sigurisht që do të shkojmë në Mynih dhe për këtë nuk kam dyshime,” – ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp. Ndërkohë Chelsea ka mbërritur në Barcelonë që ditën e hënë, me misionin e qartë për të ruajtur avantazhin e fitores së ndeshjes së parë në fushën e tyre.
Blutë e Londrës mund të kalojnë për më tej edhe me një barazim, ndërkohë Barca nuk ka arritur ta mundë Cheklsea-n në gjashtë përballjet e fundit. Sipas Di Mateos, skuadrës së tij i duhet të zhvillojë dy ndeshje perfekte për të kaluar për në finalen e Champions League, njërën e bënë, të dytën do ta shohim këtë mbrëmje në orën 20:45 në SuperSport HD të platformës DigitAlb.
Guardiola optimist
Sot në kamp Nou do të zhvillohet ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Celsit. Skuadra katalanase vjen në këtë takim pas disfatës 1-0 të pësuar javën e kaluar në Londër, megjithatë trajneri Pep Guardiola shprehet optimist për kualifikimin në finale.
‘Nuk kam dyshim se do të shkojmë në Mynih-tha Guardiola në konferencën për shtyp përpara ndeshjes-gjithnjë kam menduar me optimizëm si kur isha futbollist ashtu edhe tani që jam trajner. Ndaj Celsit do të përpiqemi të jemi të kthjellët dhe do të kërkojmë të luajmë për të arritur në finalen e Ligës së kampioneve’.
Top Channel