Ban Ki Moon dënon bombardimet në Sudan

24/04/2012 04:30

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon ka dënuar bombardimet e Sudanit në një zonë kufitare të Sudanit të Jugut.

Z. Ban ki Moon i bëri thirrje “qeverisë së Sudanit që të pushojë të gjitha luftimet menjëherë”, duke thënë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje ushtarake për mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Të hënën avionët luftarakë sudanezë bombarduan në afërsi të qytetit Bentiu, të Sudanit të Jugut.

Më herët, udhëheqësi sudanez Omar al-Bashir përjashtoi bisedimet me Sudanin e Jugut.

Bashir po fliste duke vizituar fushën e naftës dhe qytetin kufitar të Heglig, të cilin trupat sudaneze jugore e kishin okupuar për gati dy javë.

Sudani i Jugut thotë se forcat e tij u tërhoqën nga Heglig, por Sudani thotë se i dëbuan ata, duke vrarë edhe 1.000 ushtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA