Ambasada amerikane në Prishtinë ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara në mediat kosovare, se anija “USS Gunston Hall” është ndalur në Durrës për shkak të trazirave në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada ka sqaruar se ankorimi i anijes luftarake në qytetin bregdetar shqiptar bëhet në kuadër të përpjekjeve për forcimin e partneritetit të SHBA në shkallë globale.

“Zbarkimi i anijes “USS Gunston Hall” në portin e Durrësit bëhet në kuadër të një vizite të rregullt e të planifikuar, që i shërben flotës amerikane në forcimin e partneritetit me shtetet evropiane, si dhe për përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes bregdetare”, thuhet në njoftim.

Selia diplomatike mohon në mënyrë kategorike artikujt e publikuar në mediat kosovare, duke thënë se: “Kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo ngjarje të verifikuar së fundmi në rajon”.

“Bëhet fjalë për një vizitë të rregullt, që ofron një mundësi të mrekullueshme për shkëmbimin e njohurive, taktikave të përbashkëta dhe profesionalizmit, me qëllim mbrojtjen e rajonit”, thuhet më tej në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA