Publiku serb është ofenduar nga deklarimet e Gert Filking, udhëheqësit të famshëm suedez të Radio 1, i cili sipas tyre, ka ofenduar popullin serb duke folur për Anders Breivik, atentatorin norvegjez që kreu masakrën e famshme të Oslos.

Filking, duke folur së bashku me një mysafire lidhur me gjykimin e Breivik në Norvegji, ka konstatuar se ka shumë të tillë Breivikist dhe se janë kapur edhe serbët të cilët janë sjellë si derra të mallkuar që kanë vrarë më shumë se qindra mijëra njerëz dhe kanë dëbuar miliona njerëz.

“A mendon se serbët i gjykojnë ata, jo serbët i konsiderojnë heronj. Kush janë pra psikopatët? A janë pra pjesa më e madhe e popullit serb të çmendur apo vetëm ata që janë të gjykuar për krime lufte”, ka thënë Fillking.

Gazeta serbe “Press” ka shkruar se serbët në Suedi, e që sipas saj, janë rreth 300 mijë, janë irrituar dhe kanë protestuar duke kërkuar që prezantuesi i radios të kërkojë falje.

Breivik, ka thënë në gjykatë se për sulmin e kanë inspiruar nacionalistët serbë, pasi siç ka theksuar, ai ka takuar një “hero” serb në Liberi në vitin 2002. Ai ka përmendur edhe bombardimet e NATO-s të vitit 1999.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA