Në Prishtinë do të mbahet një protestë për Mitrovicën. Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës, drejtuar nga Nexhmedin Spahiu, mbajti të hënën një konferencë në të cilën bëri thirrje që të martën në ora 12 të gjithë të ngirhen kundër terrorizmit në Kosovë.

Spahiu është përkrahur edhe nga disa nga familjet e lagjeve veriore të Mitrovicës. Motoja e protestës është “Kunder Terrorizimit”, ndërsa ajo do të mbahet në sheshin Nënë Tereza, nga ora 12:00.

Teksa kërkoi dalje masive të qytetarëve, Spahiu tha se mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve të cilët duan apo jo t’i thonë jo dhunës dhe terrorit në Kosovë.

Protesta organizohet dy javë pas vrasjes me bombë të Selver Haradinajt në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA