Prishtinë, sulmohen zyrat e lëvizjes “Folâ€
23/04/2012 16:00
Persona të paidentifikuar kanë sulmuar në orët e para të ditës së hënë zyrat e lëvizjes “Fol” në Prishtinë, të cilat kanë pësuar dëme materiale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lëvizja, e cila përmes një njoftimi për shtyp ka saktësuar se dëmtime kanë pësuar dritaret dhe porta hyrëse e zyrave.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë thirrur agjentët e policisë, të cilët pas ekspertizave të kryera kanë arritur në përfundimin se nuk ka pasur vjedhje të materialeve.
Lëvizja “Fol” ka shprehur besimin e saj se agjentët e policisë do t’i identifikojnë dhe arrestojnë përgjegjësit e sulmit, ndërkohë që ka shtuar se bëhet fjalë për të dytën herë që zyrat e saj sulmohen me qëllim grabitjen e materialeve.
Top Channel